E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia nis pastrimine bregdetit te ndotur ngaplehrat e Shqiperise

ZAGREB- Autoritetet kroate kane nisur operacionet e pastrimit te ujerave ne bregdetin jugor nga plehrat qe besohet te kene ardhur nga Shqiperia.
E perditshmja kroate Jutarnji List e cila raporton lajmin sjell dhe imazhet e ekipeve te zhytesve te cilet po pastrojne pjesen nenujore te bregdetit jugor te Koracise.
Tema e mbeturinave shqiptare qe kane pushtuar bregdetin kroat eshte shnderruar ne temen kryesore te mediave ne Kroaci. Madje si per te treguar gjendjen e mjerueshme te bregdetit tone Jutarnji List kujton reportazhin e agjencise Reuters mbi ndotjen e bregdetit shqiptar te realizuar ne prill te ketij viti qe tregon grumbullin e madh te mbeturinave ne Kepin e Rodonit.

Plazhe qe dikur ishin gur i cmuar i turizmit ne Shqiperi sot jane shkaterruar dhe deti eshte shnderruar ne helm per njerezit dhe kafshet theksohej ne reportazhin e Reuters.

Burime nga porti i Dubrovnikut kane pohuar per median kroate se gjate diteve te fundit era ka fryre nga juglindja dhe si pasoje e prurjeve jo te zakonshme te lumit Buna. Mbeturinat jane gerryer nga bregdeti shqiptar dhe duke anashkaluar Malin e Zi kane perfunduar ne Kroaci permes rrymave ne Adriatik.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›