E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kroçera “Seven Seas Voyager” ankoron në Durrës, zbarkojnë 636 turistë

636 turistë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, me kroçerën “Seven Seas Voyager” e cila po realizon një tur javor në Mesdhe.

Kroçera, një prej më të mëdhave që është ndalur në Durrës, ka lundruar gjatë natës nga Korfuzi, ndërsa mbrëmjen e sotme pritet të vijojë itinerarin e saj drejt Malit të Zi.

450 prej turistëve janë amerikanë, ndërsa pjesa tjetër janë brazilianë, kanadezë, australianë, etj.

/a.r

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›