E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kroçera “Seven Seas” në Portin e Durrësit, anija luksoze mbyll sezonin turistik me vizitën në vend

Kroçiera luksoze “Seven Seas Grendzher” ka mbërritur për herë të parë në Portin e Durrësit, duke shënuar mbylljen e sezonit të kroçerave për këtë vit kalendarik.

Për t’i uruar mirëseardhjen, në bord kanë qene te pranishëm prefekti i Durrësit, Emiljan Jani dhe kapiteni i portit Taulant Allka.

“Kjo konfirmon se porti i Durrësit mbetet destinacioni i vetëm turistik. E rëndësishme është se jemi një destinacion turistik i vetëm dhe mjaft i suksesshëm”, u shpreh kapiteni i portit Taulant Allka.

Prefekti Jani e vlerësoi ardhjen e një kroçiere të tillë, duke theksuar se Durrësi është tashmë një destinacion i rëndësishëm në Mesdhe.

“Ky sezon ka qenë shumë i suksesshëm jo vetëm krocera por dhe jahte turistike që kanë vizituar portin e Durrësit kanë qenë me 10% rritje”, tha Jani.

Kapiteni i krocierës, Aristeidis Mertzanis falënderoi autoritetet vendase për mikpritjen dhe shtoi se Shqipëria është vend mesdhetar dhe i përshtatshëm për ne në itinerarin që kryejmë drejt Venecias.

Anija turistike mban në bord 728 pasagjerë nga 9 shtete, kryesisht nga SHBA, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, duke e përforcuar pozicionin e Durrësit si një destinacion tërheqës në Mesdhe. Pas ndalesës, ajo do të vijojë lundrimin drejt Kotorrit në Mal të Zi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›