Krokodili ha vajzën 7 vjeçare ndërsa notonte në Australi
Policia australiane, që po kërkonte për një vajzë të humbur, thotë se ka gjetur mbetje njerëzore brenda trupit të një krokodili.
Vogëlushja 7 vjeçare po notonte me familjen e saj në Territoret Veriore të premten, kur një krokodil i ujërave të kripura e sulmoi dhe e tërhoqi poshtë në ujë.
Një ditë më vonë rojet qëlluan dhe vranë një krokodil tre metër të gjatë në atë zonë.
Testet fillestare treguan se stomaku i tij kishte mbetje njerëzore.
Të tjera analiza do të kryhen për të provuar nëse është trupi i vajzës në stomakun e krokodilit.
Vajza u tërhoq nga krokodili në ujë. Më parë reptili kishte sulmuar edhe një burrë, që ishte me vajzën.
BBC thotë se është shumë e rrallë që njerëzit të sulmohen nga krokodilët e ujit, një specie e mbrojtur në Australi.
Banorët thonë se nuk kanë parë më parë krokodilë aty, ndaj mendonin se ishte e sigurt të lahesh.