E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kros kurorëzon Pedrin: Është mesfushori më i mirë në botë!

Në podcast-in e tij, “Einfach mal Luppen”, Toni Kros ka vlerësuar maksimalisht Pedrin duke e konsideruar si më të mirin në botë për pozicionin që mbulon.

“Ai jo vetëm që shënon gola me peshë, por dhe u gjen zgjidhje situatave të vështira. Kam parë atë që po bën këtë sezon dhe nuk kam fjalë. Ai bën rreth 11-12 driblime për ndeshje dhe kjo është detyra më e vështirë për një mesfushor. Unë mendoj se ai është mesfushori më i miri në botë”, argumentoi Toni Kros.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›