E Martë, 3 Nëntor 2026

Kruja, krenaria që josh vizitorët – Vlerësohen historia, arkitektura, traditat që ruhen në këtë qytet

Është vetëm fillimi i vitit, por numri i vizitorëve të Krujës është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. E ndodhur në zemër të Shqipërisë, fare pranë portit të Durrësit, aeroportit dhe kryeqytetit e bën lehtësisht të arritshëm këtë destinacion vlerash historike, kulturore e arkitektonike.

“Më pëlqeu shumë arkitektura e muzeut. Brendia e tij ishte një tjetër befasi për ne. Jemi nga Gjermania. Është hera jonë e parë këtu. Është një vend fantastik. Ka plazhe të mrekullueshme, njerëz jashtëzakonisht miqësorë, kudo ku i takon, në hotel, në rrugë të ndihmojnë”, tha një turist.

“Kemi qenë dhe në Berat, në qytetin e një mbi një dritareve. Një vend shumë i bukur. Na pëlqeu shumë”, tha një tjetër turist.

Afro 100 vizitorë vendas dhe mbi 4500 të huaj vizituan Krujën në 3 mujorin e parë të 2024-ës.  Turistët janë nga vende të ndryshme të botës. Shifrat zyrtare flasin se një përqindje të lartë zënë fqinjët tanë tej Adriatikut, e pothuajse në të njëjtën përqindje dhe aziatikët.

Gazetare: N. Spahiu

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›