E Diel, 1 Nëntor 2026

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Rikthehen vatrat e zjarrit në zonën e Krujës, e cila prej dy ditësh nuk po gjen qetësi me situatën problematike.

Një tjetër vatër është aktivizuar në zonën e pyllëzuar kësaj radhe në Krastë, në afërsi të lagjes “Boje”.

Për shkak të erërave të forta, perimetri i zjarrit rrezikon të përhapet ndërsa është kërkuar ndërhyrja nga ajri dhe si pasojë e terrenit të vështirë.

Kujtojmë se vetëm mëngjesin e sotëm u arrit normalizimi i situatës në këtë qytet ku flakët shkrumbuan totalisht malin e Krujës.

Shumë familje u evakuuan mbrëmjen e djeshme për shkak të flakët kërcënuan seriozisht djegien e banesave. Fatmirësisht nuk ka bilance me persona të lënduar e as shtëpi të djegura.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›