E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, atentat ndaj një 50 vjeçari

Vritet 50 vjeçari Arben Duka, në lagjen Sekseraj të rrethit të Krujës.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Krujës mësohet se ndërsa Duka ka mbërritur në oborrin e pallatit të tij me makinë dhe po e mbyllte atë, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar mbi të me breshëri automatiku ç’ka ka sjellë vdekjen e menjëhershme të 50 vjeçarit.

Policia u lajmërua prej banorëve të pallatit pak kohë pas të shtënave. Me të marrë informacionin policia e Krujës ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke rrethuar zonën, por pa mundur dot të gjejë autorët e krimit.

Në ndihmë të komisarit të Polcisë së Krujës kanë mbërritur edhe forca speciale të Qarkut të Durrësit si dhe drejtori i policisë së këtij Qarku, ndërsa postoblloqe policie janë ngritur në të gjitha hyrje-daljet e rrugëve kryesore të qytetit.

Arben Duka kishte tre fëmijë dhe ishte i pa pune, ndërsa pista që po hetohet për vrasjen e tij dyshohet ndonjë zënkë e momentit pasi sipas polcisë ai nuk ka qënë njeri problematik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›