Krujë, eksploziv makinës së biznesmenit
Një shpërthim me eksploziv të komanduar ka tronditur sot reth orës 15:16 qytetin e Krujës. Mësohet se makina e cila ka qenë e parkuar pranë një lokali në qendër të qytetit të Krujës, është në pronësi të biznesmenit Eduard Çela.
Nga shperthimi i makinës nuk raportohet të ketë persona të lënduar. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për shkak të konkurencës.Biznesmeni ka qenë më parë i dënuar për trafikm lëndësh narkotike me 5 vite heqje lirie. Policia po heton për të zbuluar motivet e vërteta të kësaj ngjarjeje dhe deri tani raporton të ketë vetëm dëme materiale.
Disa ditë më parë, një tjetër shpërthim me eksploziv tronditi qytetin e Durrësit, ku si pasojë mbeti i plagosur drejtori i burgut të Fushë-Krujës.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
