Krujë, hidhet në erë me eksploziv bankomati

Një bankomat i vënë në hyrje të rrugës së kalasë së Krujës i cili shërbente për turistët ka rënë pre e grabitjes. Fillimisht bankomati është hedhur në erë me një sasi eksplozivi nga persona të paidentifikuar dhe nuk dihet nëse kanë arritur të marrin sasinë e parave që ndodhej brenda tij.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate dhe personat dyshohet të jenë larguar me motor nga rruga dytësore poshtë kalasë.
Në ikje grabitësit kanë përdorur një metode akoma më të habitshme pasi kanë hedhur nëpër rrugë disa kunja artizanalë që shpojnë gomat e mjeteve, si duket kjo një mënyrë për të bllokuar një ndërhyrje të shpejtë të policisë.
/rtsh.al/