E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryebashkiaku i Devollit nën hetim, Eduard Duro akuzohet për “shpërdorim detyre”

Eduard Duro, kryebashkiaku i Devollit pritej të njihej sot me vendimin e Gjykatës së Posaçme nëse dosja që SPAK ka hetuar do të kalojë apo jo në gjykim.

Ai është vënë nën hetim bashkë me 4 zyrtarë të bashkisë.

Sipas Prokurorisë, ata kanë licencuar në shkelje të ligjit një karburant të ndërtuar pa leje në qytetin e Bilishtit e që pritej të shembej nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit.

Të pestë akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa kanë kërkuar pushimin e çështjes me argumentin se fakti penal nuk ekziston. Seanca u shty në datën 24 janar./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›