Kryebashkiaku i Memaliajt bën thirrje: Deputetët të mos votojnë reformën shpopulluese!

Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, që ndodhet mes protestuesve para Kuvendit që janë kundër reformës territoriale, u bëri thirrje deputetëve të mos e votojnë.“Qytetarët e këtyre 15 bashkive kanë gati 2 muaj që protestojnë në qytetet e tyre. U bëj thirrje sot jo vetëm deputetëve të Gjirokastrës, por të gjithë deputetëve të parlamentit: të mos e votojnë këtë reformë shpopulluese, këtë reformë e cila është në kundërshtim me Kushtetutën.
Është një reformë në kundërshtim me kartën e BE. Kjo nuk sjell asnjë zhvillim, veçse shpopullim. Harta e propozuar nga PD ripopullon Shqipërinë”, tha Malaj. Sipas projektit të socialistëve, Memaliaj do t’i bashkohet Tepelenës. Më herët, Malaj pati edhe një përplasje me efektivët e policisë.