E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës akuzohet për blerje votash, paraqitet në GJKKO

Sipas SPAK gjatë fushatës se 11 majit, Shkreli “u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate” të Tom Doshit.

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur sot në GJKKO për seancën e parë paraprake pasi SPAK kërkoi kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të tij. Kryebashkiaku socialist akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit dhe se u kërkonte banorëve vota në favor të PSD-së së Tom Doshit.

Sipas SPAK, gjatë fushatës se 11 majit, Shkreli “u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate”.

Prokuroria tha se Shkreli ka shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatt Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë fushatës.

Sipas njoftimit të SPAK, ky episod është një fraksion i hetimit për korrupsion aktiv në zgjedhje ndaj kryebashkiakut Shkreli, çështje për të cilën hetimi vijon dhe dyshohen të përfshirë edhe persona të tjerë.

Lajm ne perditesim…

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›