E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku që nuk e uroi askush nga jashtë dhe që e braktisën ambasadorët

Lulzim Basha ka vendosur rekord, duke e izoluar Shqipërinë ndërkombëtarisht. Ai është bërë i pari i zgjedhur në bashkinë më të madhe në vend që nuk ka marrë asnjë urim ndërkombëtar për detyrën. Ndryshe nga Rama, i cili në momentin që doli fitues më 14 maj, mori urime fillimisht nga të majtët italianë e më pas nga Internacionalja Socialiste, Basha nuk ka marrë asnjë urim, madje ka marrë përsipër vulën e njeriut që po hyn në bashki me mandat të dyshimtë. Po ashtu, në ceremoni sot ai është braktisur nga ambasadori i BE dhe ai i SHBA, të cilët kanë dërguar aty zëvendësit. I vetmi i pranishëm ka qenë ambasadori i OSBE, që është duartrokitur nga militantët e djathtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›