E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kryefjala është largimi i Ramës!”- Revolta studentore, Çollaku: Të rinjtë do e shembin diktaturën! Kryeministri s’mund t’i barazoj protestuesit me Ballukun

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar protestën kombëtare dhe zhvillimet politike në vend, duke deklaruar se 12 ditët e fundit janë karakterizuar nga një revoltë e fortë qytetare dhe kërkesa që i bashkon protestuesit është dorëheqja dhe largimi i kryeministrit Edi Rama.

protesta collaku

Në News24 Çollaku komentoi gjithashtu publikimin nga kryeministri të fotografive të protestuesve të arrestuar nga policia, duke e krahasuar këtë veprim me praktikën e “fletërrufeve”.

“Studentët dhe gjimnazistët u kanë dhënë leksion shqiptarëve. Shpresoj që atë punë që nisëm ne, ta kryejnë këta studentë sot. Të shembin tamam diktaturën, pasi hapën derën e tranzicionit, të cilën shpresojmë ta mbyllin”, u shpreh ai.

Gazetari ngriti akuza edhe për mënyrën se si janë trajtuar protestuesit nga policia, duke e cilësuar dhunën e raportuar si “barbare e kanibale”.

“Dhunën barbare, kanibale, s’e kemi parë në vendet e tjera të BE-së. As në vendet e diktaturës nuk është hasur kjo dhunë. Dhunë jo vetëm në bulevard, por edhe në komisariate. Po ashtu, Ministria e Arsimit u bë ministria e dhunës, si komisariat”, deklaroi Çollaku.

Në vijim, gazetari përmendi edhe emra nga qeveria të akuzuar për vepra penale, si ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, duke thënë se: “si mund t’i vësh atij studenti përpara Ballukun, Ballën, të lidhur me krimin e organizuar? Si mund të dalin nga Ministria e Brendshme njerëz të maskuar dhe të inkriminuar? S’do të presim që të dalin Demo dhe Hita, që të thonë se këta persona ndoshta janë njerëz të inkriminuar!”.

Basir Çollaku: Ky 12-ditësh kishte revoltë, ishte një fazë e nxehtë e këtij reagimi. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe. Nuk gjej grupim shoqëror që nuk është duke reaguar dhe nuk është revoltuar. Kemi artistët, bizneset, mjekët, të gjithë janë në një mendje, ku kryefjala e përbashkët është dorëheqja dhe largimi i Ramës.

Ai del dhe vendos fletërrufe para derës së tij. Studentët dhe gjimnazistët u kanë dhënë leksion shqiptarëve. Shpresoj që atë punë që nisëm ne, ta kryejnë këta studentë sot. Të shembin tamam diktaturën, pasi hapën derën e tranzicionit, të cilën shpresojmë ta mbyllin.

Dhunën barbare, kanibale, s’e kemi parë në vendet e tjera të BE-së. As në vendet e diktaturës nuk është hasur kjo dhunë. Dhunë jo vetëm në bulevard, por edhe në komisariate.

Po ashtu, Ministria e Arsimit u bë ministria e dhunës, si komisariat. Mungon reagimi institucional i drejtësisë. Këto protesta kanë rritur zemërimin ndaj këtij pushteti, pasi janë zbuluar edhe më shumë problemet e qeverisë.

Si mund t’i vësh atij studenti përpara Ballukun, Ballën, të lidhur me krimin e organizuar? Si mund të dalin nga Ministria e Brendshme njerëz të maskuar dhe të inkriminuar? S’do të presim që të dalin Demo dhe Hita, që të thonë se këta persona ndoshta janë njerëz të inkriminuar!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›