E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryemadhi flet për programin e LSI: Rimbursim 5% të vlerës së shpenzimeve për qytetarët!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi këtë të premte se të ardhurat e qytetarëve shqiptarë janë të pamjaftueshme për të përballuar koston e lartë të jetesës. Zonja Kryemadhi tha se programi i LSI-së parashikon rimbursimin e 5 përqind të vlerës së shpenzimeve. Sipas saj kjo formalizon ekonominë dhe krijon më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve. “Edhe ata që sot e kanë një punë, pothuajse të gjithë pagën e tyre e çojnë për ushqime, veshje dhe shërbime. Të ardhurat janë të pamjaftueshme për të përballuar koston e lartë të jetesës. Ne e dimë se qytetarët kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, ndaj me programin e LSI-së për rimbursimin 5% të vlerës së shpenzimeve, përjashtuar ato në entet publike, ndërsa formalizojmë së bashku ekonominë, sjellim më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve. Sa më i lartë shpenzimi, aq më e lartë vlera e kthimit”, deklaron Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›