E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryemadhi me votues për herë të parë: Rama krijoji kriza njëra pas tjetrës

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi sot ka zhvilluar një bashkëbisedim me votues për herë të parë në Tiranë, ku ka vijuar të hedhë akuza ndaj qeverisë, të cilën e akuzon për largimin e popullsisë nga vendi. Ndër akuzat e Kryemadhit, ishin se sipas saj Rama ka varfëruar shqiptarët, ka rritur taksat dhe ka krijuar kriza njëra pas tjetrës.

“Çdo ditë duhet të punojmë me një shok me një mik për ti motivuar votuesit për herë të parë që janë element të jashtëzakonshëm sepse strategjia që po përdoret është për ti larguar të rinjtë nga Shqipëria.

Apsurditeti që shikoj te kryeministri në ikje është se thotë duroni ju se skemi ça bëni kush nuk duron le të iki nga Shqipëria. S’është vendi i Ramës i Monikës as i Lulit është i shqiptarëve. Përveçse gjen guximin ka varfëruar shqiptarët ka rritur taksat ka krijuar kriza njëra pas tjetrës tanimë merr guxhimin dhe thotë duroni kush do durojë pjesa tjetër të ikë”, thotë ajo.

Ndërkaq gjatë takimit u ka bërë apel votuesve për herë të parë që të qëndrojnë në vend, të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit dhe të kapen pas aspekteve pozitive që ka vendi jonë si pozicioni gjeografik.

“Në rradhë të parë nuk duhet ta lejoni ju pastaj prindërit tuja. Partitë bëjnë programet e tyre që evidentojnë problemet e institucioneve por sot është çështja e shpopullimit.

Ne duhet të krijojmë hapësira pafundësisht. Sot është dita më e ftohtë e dimrit dhe ke qejf të dalësh për detin diellin, janë disa elementë që duhet ti kthejmë në pozitivitet dhe avantazh”, vijon ajo.

Më tej Kryemadhi tha se një nga pikat kyçe që kanë është arsimimi.

“Ne një nga pikat kryesore kemi arsimin. Sepse arsimin nuk e shikojmë si shpenzim, e shikojmë si investim. Jo vetëm ligjin e arsimit të lartë, jo vetëm maturën shtetërore por gjithë ndërtimi i sistemit arsimor për LSI është shumë i rëndësishëm. Një sistem arsimor i cili krijon hapësira jo vetëm për nxënësit dhe studentët cilësorë por krijon dhe një hapësirë të jashtëzakonshme përsa i përket punësimit të mirëpaguar”, tha më tej kryetarja e LSI.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›