Kryemadhi sulmon Ramën: “Goli” i 25 prillit nuk është i LSI-së, por i popullit shqiptar

Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj akuzave që kryeministri Edi Rama, bëri për listate kandidatëve për deputetë. Në një deklaratë për median Kryemadhi u shpreh se Rama ka frikë nga lista e kandidatëve të LSI-së dhe e opozitës.
Ajo ka lëshuar akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama. Drejtuesja e LSI-së ka “skanuar” emrat e socialistëve në listën e kandidatëve për deputetë. “Edhe në luftën e dytë botërore nuk ka pasur shëndetësia kaq të rrënuar dhe shkatërruar Shqipëri” tha, Kryemadhi, referuar Ogerta Manastirliut që është në listën e Tiranës.
“Për shkak të fatkeqësisë që ndodhi, të vdekjes së shokut tonë, kisha detyrim që të merrja pjesë në lamtumirën e tij. Rama sot shfrynte dhe turfullonte. Turfullonte e shkumëzonte sepse kishte listë humbëse dhe ka përballë listën fituese. Rama vallëzonte si balerinë, por e garantoj se më 25 prill as qafën nuk do ta lëvizë dot. Rama është një njeri që ka probleme psikike, duke bullizuar të tjerët. Harron se farë përfaqëson vetë. Manastirliut, Rama i thotë luleshtrydhe. Shqiptarët paguajnë para për ilaçet, kurse mjekët i ka futur në hasmëri me pacientët. Shëndetësia shqiptare është në disfatën më të madhe në histori”, u shpreh Kryemadhi.
Më tej ajo shtoi se “Rama sot vallëzonte si një balerinë që i ngjante atyre çinginjeve te filmi i Kongresit të Lushnjës”. “Rama shkrumbëzon nga listat e LSI dhe të opozitës, ai e di mirë që golin e 25 prillit do ta marrë nga porta në portë, e këtë do ta marrë nga socialistët. Goli” i 25 prillit nuk është i LSI-së por popullit shqiptar. Socialistët do të bëjnë “golin” më të madh të jetës tënde”, tha Kryemadhi, e cila nuk ka pa sulmuar kandidatët e PS-së.