E Martë, 3 Nëntor 2026

“Kryeministre grua në 2030”? Gjonaj: Jo sensacion politik, Rama u beson grave

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për një kryeministre grua në vitin 2030, duke parashikuar fitoren e një mandati të pestë qeverisës për PS-në, edhe pse është ende në garë për një mandat të katër, ka ngjallur jo pak habi dhe debate.

Por për ish-ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn, nuk bëhet fjalë për një sensacion politik. E ftuar në studionin e emisionit “Ngjarja Kryesore” ajo tha se Rama i ka besuar gjithmonë grave dhe se kjo reflektohet edhe në numrin e ministreve gra në kabinetin qeveritar.

“Besoj se vetë Edi Rama i ka besuar fortë grave, duke e parë këtë në numrin e mistrave gra në kabinetin qeveritar. E marr në konsideratë këtë, por edhe në detyra të tjera që ai i ka besuar grave dhe do të thotë që beson te puna. Përkushtimi dhe integriteti i grave. E kemi treguar  me punë, duke mos qenë aty thjeshtë numra, por secila nga ne duke drejtuar edhe në kabinetin qeveritar profile të vështira”, tha Gjonaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›