E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: Administrata publike, ka nevojë për investime

Tiranë, 7 maj, NOA Investimi në administratë është shumë i rëndësishëm dhe qeveria e Shqipërisë ka përcaktuar stimuj dhe bonuse të ndryshme për ata që janë shkolluar në Perëndim dhe punojnë në administratën publike.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha ia ka bërë me dije ministres kosovare të Administratës Publike, Edita Tahiri, të cilës i ka thënë gjithashtu se administrata publike është e një rëndësie të veçantë për konsolidimin e shtetit dhe zhvillimin e shpejtë të një vendi.

Nga ana e saj, Tahiri vlerësoi progresin që ka arritur Shqipëria nën drejtimin e kryeministrit Berisha, si anëtarësimi në NATO, proceset integruese evropiane, ndërtimi i rrugës që lidh Shqipërinë me Kosovën, duke e quajtur aorta e kombit etj.

Më pas, ajo evidentoi defektet nga e kaluara të administratës publike e domosdoshmërinë e rritjes së profesionalizmit, për të ndërtuar një filozofi të re në vendosjen e raporteve të drejta midis qeverisë dhe qytetarëve.

Në kuadrin e bashkëpunimit, kryeministri u shpreh se qeveria e Shqipërisë do të japë mbështetje të plotë edhe për regjistrimin e popullsisë dhe të banesave, duke qenë se në këtë drejtim ëhstë krijuar një përvojë shumë e vlefshme.

Ju garantoj se mbështetja jonë do të jetë e pakursyer, pasi na duhet bashkërisht zhvillimi ekonomik dhe integrimi global, tha kryeministri lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›