Kryeministri Berisha inauguron përfundimin e punimeve të rrugës Qafë Plloç-Dardhas
Kryeministri Berisha po zhvillon sot një vizitë në rrethin e Pogradecit, ku fillimisht mori pjesë në inaugurimin e përfundimit të punimeve të rrugës Qafë Plloç-Dardhas, një investim i buxhetit të shtetit me vlerë 51 milionë lekë.
Kjo rrugë ka një gjatësi rreth 8 kilometra dhe lidh zonën e Dardhasit me aksin rrugor kombëtar.
Kryeministri vuri në dukje rëndësinë e madhe të kësaj rruge për zhvillimin e zonës dhe shfrytëzoi rastin për të siguruar banorët e zonës se po punohet me shpejtësi edhe për projektin e rrugës që lidh Qafë Plloçin me Qukësin. Kjo autostradë, e cila ishte parashikuar të kalonte Qafë Plloç –Qafë Thanë, do të kalojë në trajektoren Qafë Plloç – Qukës. Në këtë mënyrë, u shpreh Kryeministri, shkurtohet ndjeshëm distanca e këtyre zonave edhe me Tiranën, ndërkohë që rruga kalon në një terren shumë më të zbutur.
23/11/2008