Kryeministri Berisha mbledh sot qeverinë
Kryeministri Berisha, një ditë pasi dha dorëheqjen nga çdo funksion drejtues në Partinë Demokratike do të shfaqet sot para mediave në mbledhjen e qeverisë. Sipas një njoftimi të zyrës për mediat në kryeministri mbledhja e Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në orën 11.00.
Berisha dha dje dorëheqjen si kreu i PD, duke pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe duke mbajtur mbi vete të gjitha përgjegjësitë për këtë rezultat.
Kryeministri theksoi dje se në përputhje me Kushtetutën e vendit deri në muajin shtator do të vazhdojë të punojë me përkushtim të madh në projektin e Shqipërisë së zhvilluar.
Ndërkaq Berisha tha se në përputhje me Statutin e Partisë, do të qëndrojë në timonin e saj për të organizuar zgjedhjen nga anëtarësia e Partisë Demokratike, të lidershipit të ri.