Kryeministri Berisha prezanton kandidatët për deputetë të Tiranës, në tubimin elektoral me banorë të lagjes 4 të kryeqytetit

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës,
Vëllezër e motra,
Mirëmbrëma, mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh për ju, banorët e lagjes 4 dhe qytetarët e të gjithë Tiranës, për këtë miting të zjarrtë, për këtë atmosferë dhe besim të madh tek fitorja juaj e merituar, tek fitorja jonë e përbashkët.
Jam sot këtu tek ju banorët e lagjes 4, ku së bashku me ju kam kaluar vite e vite të jetës sime, për tu zotuar para jush se së bashku me kryetarin e bashkisë, Lulëzim Basha, deputetin tuaj , Arben Qirjako do të bëjmë gjithçka për rindërtimin në të 4 anët e kësaj lagje, të infrastrukturës më moderne për rikthimin e saj në rrugën e madhe të zhvillimit. Do të bëjmë gjithçka për punësimin tuaj për rritjen e mirëqenies tuaj.
Vëllezër e motra,
Zonja e zotërinj,
Këto vite nuk kanë qënë vite të lehta, por këto vite, mundi, djersa e secilit prej jush, puna dhe përkushtimi kanë qenë më të çmuara se kurrë sepse këto vite ne së bashku bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe Tiranën, kryeqytet të një vendi anëtar të NATO-s. Me mbështetjen tuaj, përkushtimin tuaj, ne ia dolëm të heqim vizat, të lëvizim të lirë në mbarë Evropën me dinjitet të plotë siç na takon. Së bashku ne ia dolëm të firmosim marrëveshjen e stabilizim asociimit, kontratën më të madhe me Evropën, të meritojmë statusin e kandidatit dhe më në fund ti imponojmë atij, që na bllokoi për 236 ditë, të votojë tre ligj. Statusi i kandidati na pret gjatë muajve që vjen, pasaporta e qytetarëve të tiarëns, të Shqipërisë drejtë të ardhmes së tyre të ndritur.
Së bashku, me lumenj djerse pune dhe përkushtimi ne arritën në kulmin e krizës të vazhdojmë rritjen ekonomike. Çdo miligram, çdo centimetër është djersë e juaj, është mundi juaj, është përkushtimi juaj, është meritë e juaja. Së bashku ia dolëm të hapim për Tiranën një kapitull të ri, kapitullin e Tiranës së shekullit të 21.
Ju sot këtu të festoni fitoren sepse ne jemi të vendosur që në këtë lagje, në të 4 anët e saj të ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo rruge, çdo shkollë, çdo shesh pallatesh, ta asfaltojmë të shndërrojmë në lulishte, të ndërtojmë shërbimet më të mira.
Ju duhet ta dini se qeveria ka ndërtuar për ju, për lagjet tuaja 1 miliard lekë investime dhe së bashku me bashkinë do të investojmë në lagjen tuaj, më shumë se në të gjitha dekadat të marrë së bashku. Do të investohen 22 milion dollarë. Qeveria do të mbështesë bashkinë e Tiranës për rivitalizimin e të gjithë territorit të lagjes tuaj, rrugë, rrugica , kanale, ujësjellës shkolla, çerdhe dhe gjithçka tjetër. Brenda një viti në këtë lagje do të investohen 22 milion dollarë.
Ndërkohë në lumin e Tiranës, dhe bulevardin e madh do investohen edhe 60 milionë Euro të tjera. Me këto investime ne krijojmë mijëra vende pune për ju dhe qytetarët e Tiranës. Ne mundësojmë hapjen e mijëra bizneseve të reja në të gjithë territorin e lagjes dhe në mbarë Tiranën. Ne mundësojmë në këtë mënyrë krijimin e dhjetëra, mijëra vendeve të punës. Vetëm në territorin midis Aeroportit dhe Tiranës po ndërtohen dy parqe gjigande Logjistike në të cilat do të punësohen 30 mijë qytetarë të Tiranës.
Qytetarë dhe qytetare të Tiranës,
Të dashur banorë të lagjes numër 4,
23 qershori po afron, është dita e madhe e vendimit tuaj, e vendimit për fitoren e 23 qershorit, e vendimit për Tiranën e shekullit 21, e vendimit të punësimit tuaj, për rroga më të larta dhe pensione më të larta, e vendimit për shndërrimin e blloqeve të të gjithë kësaj lagjeje në blloqe të një kryeqyteti të zhvilluar.
Qytetarë dhe qytetare të lagjes 4,
Në këto vite me lumenjtë tuaj të djersës, ju keni trefishuar banorët në këtë lagje. Unë jam këtu për tu zotuar para jush se me shpejtësinë më të madhe do vazhdojë legalizimi, me shpejtësinë më të madhe do vazhdojnë përpjekjet tona për mirëqenie, për begati dhe se në rrugën tonë të integrimit ne do ecim me shpejtësinë më të madhe.
Ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO, ne hoqëm vizat, ne do të anëtarësojmë Shqipërinë mbi bazën e meritës tonë në Bashkimin Europian. Ëndrra jonë evropiane nuk do të ndalet kurrë.
Qytetare dhe qytetarë të Tiranës,
Jam sot këtu, për tu zotuar para jush se vitin e parë të mandatit që vjen nuk do të ketë familje në këtë lagje, në Tiranë dhe në Shqipëri në varfëri ekstreme. Shqipëria dhe shqiptarët do të ndahen njëherë e përgjithmonë nëpërmjet rritjes së ndihmës ekonomike, rritjes së punësimit, nga varfëria e madhe nga ato skaje ku ekziston.
Kjo është alternativa jonë, alternativë e faktuar me integrimin e Shqipërisë në NATO,e faktuam së bashku me heqjen e vizave, e faktuam së bashku me rritjen e pensioneve dhe rrogave, e faktuam së bashku me ndërtimin e infrastrukturës moderne në Shqipëri. Do të faktohet më tej, do të provohet në lagjet tuaj, në mbarë Tiranën. Unë u jap fjalën këtu, se qeveria do të financojë ndërtimin dhe rindërtimin në Tiranë të 250 km rrugë me përparësinë më të madhe.
Cila është alternativa tjetër? Mashtrime, trillime, sharje dhe mallkime. Por ato le ti hedhim me një akt dhe të mos konsumojmë asnjë minutë duke u marrë me to. Le t’ia lemë shokut të çlodhet në autobuz. Vazhdo të çlodhesh. Ne le të vazhdojmë në përpjekjen tonë të mëtejshme për të ulur më tej taksat, për të ndërtuar një jetë më të mirë, për të ecur drejt Europës dhe të vazhdojmë për një punësim më të madh, rrogave më të larta, mirëqenie më të madhe, për Tiranën ëndrrës së qytetarëve të saj. Për Tiranën e ëndrrës së shqiptarëve kudo që janë, për Tiranën, metropolin europian
Rrofshi ju! Rroftë Tirana! Rroftë Shqipëria!
Fitore! Fitore! Fitore!
11/06/2013