E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha priti ambasadorin e Palestinës në Shqipëri z. Issam Massalha, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Tiranë

Kryeministri Berisha priti sot në takim Ambasadorin e Palestinës në Shqipëri z. Issam Massalha, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Tiranë.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira e miqësore midis të dy popujve. Ambasadori  Massalha e falenderoi Kryeministrin Berisha për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ai i ka dhënë atij personalisht dhe ambasadës së Palestinës gjatë gjithë kësaj periudhe.

Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e ambasadorit Massalha në forcimin e marrëdhënieve midis të dy popujve, duke theksuar se ambasadori Massalha largohet si një mik i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve.


24/07/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›