E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha priti sot në takim Sekretarin e Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës zotin Ray Mabus

Kryeministri Berisha priti sot në takim Sekretarin e Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës zotin Ray Mabus, i cili shoqërohej nga Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu.

Pasi i uroi mirëseardhjen kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për këtë takim. Kryeministri i shprehu mirënjohjen zotit Mabus mirënjohjen dhe falenderimet për Presidentin Obama, administratës së tij dhe në mënyrë të vecantë Pentagonit për ndihmën e cmuar në reformimin e plotë dhe modernizimin e ushtrisë shqiptare në mënyrë të vecantë të Flotës sonë Detare si dhe për rolin themelor të SHBA për antarësimin e Shqipërisë në NATO. Falë kësaj ndihme, theksoi kryeministri, Flota Detare e Republikës së Shqipërisë zotëron sisteme modern për ruajtjen dhe monitorimin e kufirit dhe trajnimet e vazhdueshme, bashkë me Marinën e SHBA, sigurojnë  përmbushjen me sukses të detyrave të saj. Kryeministri gjithashtu e siguroi zotin Mabus për angazhimin deri në fund të Shqipërisë përkrah SHBA në kuadër të koalicionit të udhëhequr prej saj në Afganistan. Ai nënvizoi se Shqipëria do të vazhdojë kontributin e saj edhe pas vitit 2014, vit kur siguria do të kalojë në duart e autoriteteve afgane.

Sekretari i Marinës së SHBA e falenderoi kryeministrin për këtë angazhim si dhe i transmetoi atij vlerësimet më të larta apër angazhimet e Shqipërisë të bëra nga kryeministri Berisha në Samitin e Chikagos në lidhje me Afganistanin. Zoti Mabus u shpreh se krahasuar me popullisnë dhe madhësinë e ushtrisë shqiptare kontributi i Shqipëris në Afganistan është shumë i madh dhe në nivel shumë të lartë. Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet për humbjen e Kapiten Fetih Voglit.

Zoti Mabus u shpreh se bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën ushtarake është i shkëlqyer përfshirë në rishikimin e strategjisë së mbrojtjes, modernizimin e kapaciteteve të ushtrisë shqiptare, trajnimin  eushtarakëve shqiptarë, de-militarizimin e municioneve të mbetura etj. Ai e njohu kryeministrin me ripozicionimin e Flotës së SHBA në kuadër të Strategjisë së re të Mbrojtjes ku fokus do të ketë Azia dhe Paqësori me 60 përqind të kësaj Flote. Nga ana tjetër zoti Mabus pasi nënvizoi që NATO është themeli i aleancave mbrojtëse të SHBA, siguroi që angazhimi për sigurinë dhe ushtarak i SHBA në Evropë do të vazhdojë të jetë me rëndësi parësore.  

Takimi u përmbyll me angazhimin dypalësh për të vazhduar një bashkëpunim të shkëlqyer midis Forcave të Armatosura midis dy vendeve në mënyrë të vecantë midis Marinës së SHBA dhe Flotës Detare të Shqipërisë.


07/06/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›