E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha takon përfaqësuesin e kompanisë Microsoft, Jan Muehlfeit

Tiranë, 25 nëntor NOA Kryeministri, Sali Berisha u takua sot me përfaqësuesin e Kompanisë Microsoft, Jan Muehlfeit.

Kryeministri Berisha e njohu përfaqësuesin e Microsoft-it me prioritetin e qeverisë shqiptare Shqipëria Dixhitale dhe mirëpriti ndihmën dhe konsulencën e gjigantit të teknologjisë Microsoft në disa fusha specifike si arsimin, shëndetësia, etj.

Përfaqësuesi i Microsoft-it u zotua për mbështetje sidomos në fushën e trajnimeve (hapja e Microsoft IT Academy), hapja e një Business Inovation Center në Tiranë, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, dhe me disa gjigantë të tjerë të teknologjisë.

Microsoft gjithashtu do të ndihmojë me ekspertizë AKSHI-n (Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit) për modernizimin e Strategjisë së Shoqërisë së Informacionit dhe krijimin e një plan veprimi me hapa konkretë, si dhe ndihmën për kompanitë e reja në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Në takim mori pjesë edhe këshilltari i Kryeministrit, Pjerin Marku, si dhe përfaqësuesi i Microsoft-it në Shqipëri, Arsen Kurti.

Përfaqësuesit e Microsoft-it patën gjithashtu takime me Ministrin e Shtetit, Genc Pollo.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›