Kryeministri Berisha viziton Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, viziton sot Kosovën.
Në rrugët e Prishtinës shihen billborde dhe fotografi të kryeministrit Berisha, me mbishkrimin "Mirëserdhe Sali Berisha".
Gjatë vizitës së tij, kreu i qeverisë shqiptare do të pritet nga liderët institucional të Kosovës, nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe liderët e tjerë sikurse Ramush Haradinaj (AAK), Nexhat Daci (LDDK), Bexhet Pacolli (AKR) etj.
Universiteti shtetëror i Kosovës në Prishtinë (UP) ka vendosur që t'i japë Berishes titullin "Doktor Honoris Causa".
Në librin zyrtar të personaliteteve që nderohen me "Doctor Honoris Causa" i UP-së, figurojnë vetëm shtatë emra, amerikanët sikurse ish presidenti Bill Clinton, zëvendës presidenti aktual i SHBA-ve, Wlliam Kerr, austriakët Michael Wninger e Wolfgang Benedeck, shqiptarët Ismail Kadare e Bamir Topi, dhe ministri aktual i Francës, Bernard Kouchner.
Qyteti i Prizrenit ka vendosur që të shpallë Berishën "Qytetar Nderi i Prizrenit".
Gjatë vizitës, Sali Berisha pritet të nënshkruajë një sërë marrëveshjesh me institucionet e Kosovës, të natyrës ekonomike, arsimore, lëvizjen e qytetarëve etj.
Është parashikuar, që nesër, ditën e dytë të qëndrimit në Prishtinë, zoti Berisha të takohet edhe me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë në Kosovë.