E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha vleresimeve per Papa Gjon Palin e dyte

Shefi i qeverise ka marre pjese sot ne ceremonine e organizuar ne kuader te 33 vjetorit te pontifikimit te Papa Gjon Palit II dhe eshte pyetur per deklaratat e djeshme te presidentit Bamir Topi dhe replikat me kryeparlamentaren Jozefina Topalli por nuk ka dashur te pergjigjet.

Sot jam ketu ne nderim te nje prej burrave me te medhenj te te gjitha koheraveiu eshte pergjigjur kryeministri Berisha gazetareve.

Me tej ai ka theksuar se ky pervjetor eshte i rendesishem per mbare boten si per myslimanet dhe katoliket dhe njerezit e gjitha besimeve pasi ne krye te selise se shenjte zoti solli Papen e lirise Papen Vojtilla.

Papa Gjon Pali II udhehoqi jo vetem kishen katolike por udhehoqi dhe frymezoi popujt e shtypur te Evropes ne perpjekjet per liri dhe dinjitet njerezor. Mesazhi i tij hyjnor drejtuar polakeve por jo vetem atyre te gjithe popujve te shtypur qe te mos kene frike do te mbetet thirrje e perjetshme per liri u shpreh Berisha.

Sipas tij kjo do te mbetet thirrje per te gjithe ata qe vuajne nga regjimet shtypese dhe barbare. Per shqiptaret Papa Gjon Pali II eshte nje nga miqte me te medhenj e te cmuar. Ne takimin tim te pare ne vitin 1991 ne seline e shenjte do me rrefente se ai lutej cdo dite per Shqiperine. Askush ate kohe nuk kishte ndjekur me me vemendje e perkushti tragjedine e madhe te shqiptareve nen regjimin e Enver Hoxhes. Ishte lutur cdo dite per shqiptaret por thirrjet e tij ne Pulia ishin nje frymezim i madh ne fillim te viteve 80 theksoi Berisha.

Nderkohe ekspozita per pontifikimin e Papa Gjon Palit te II eshte hapur sot ne qendren kulturore Don Bosko me mbeshtetjen e ambasades polake ku ne te jane paraqitur 70 fotografi te cilat kane fiksuar momente nga vdekja e Papes dhe reagimin e opinionit boteror.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›