E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Edi Rama mbërrin me helikopter në Korçë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Korçë me helikopter i shoqëruar nga një helikopter tjetër privat së bashku me një grup investitorësh.

Investitorëve po u prezantohen hapësirat e “Polit të Dijes” në Korçë dhe kompleksi i ri universitar në Vlorë, si dy destinacione me potencial për universitete të njohura ndërkombëtare.

Helikopterët jane ulur në fushën e stadiumit Skënderbeu.

Axhenda e kryeministrit Rama parashikon inagurimin e Polit të Dijes në Korçë dhe më pas mësohet se do të udhëtojë me helikopter drejt Vlorës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›