E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri Holandës Rutte tur takimesh në vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Holandës Rutte do të zhvilloj një tur takimesh në disa vende të Ballkanit Perëndimor, bëjnë të ditur burime mediatike. Sipas tyre kryeministri Rutte do të qëndroj për disa orë në Tiranë të mërkurën e 10 Nëntorit.

Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama me të cilin do të dali në një konferencë për shtyp. Në vemendje do të jenë problemet e integrimit.

Ministria e Jashtme holandeze në Qershor 2021 vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke nënvizuar se “Shqipëria së fundmi ka bërë përparim me reformat në temat prioritare dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, duke shtuar se “Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë duhet të ndodhë sa më shpejt”.

Po ashtu Ministria e Jashtme e Holandës theksoi se: “Si pjesë e qasjes së rreptë dhe të drejtë të qeverisë për zgjerimin e BE-së, Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë”.

Mark Rutte mban postin e kryeministrit që prej vitit 2010. Ai është udhëheqës i partisë politike “Partia e Popullit për Liri dhe Demokraci prej vitit 2006.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›