Kryeministri Rama mirëpret ambasadoren e re të BE-së në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh mirëseardhjeje për ambasadoren e re të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka uruar ambasadoren për nisjen e misionit të saj diplomatik në Tiranë, duke shoqëruar mesazhin me flamujt e Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Moreira de Sousa merr detyrën e re në një periudhë të rëndësishme për marrëdhëniet Shqipëri-BE dhe procesin e integrimit europian të vendit.