E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Rama ndan pamje nga ‘Temla Retreat’ në Bulqizë: Model për zhvillimin e turizmit rural

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga një investim i ri turistik në zonën e Bulqizës, duke e cilësuar atë si një tjetër hap drejt zhvillimit të turizmit gjithëvjetor në qark.

Në postimin e tij, Rama prezanton “Temla Retreat”, një strukturë të re akomoduese që synon të promovojë turizmin rural dhe rikthimin te traditat, ndërsa e konsideron këtë nismë si një model frymëzimi për sipërmarrësit që duan të kontribuojnë në zhvillimin e zonave rurale.

“Temla Retreat”, në Bulqizë një strukturë e re akomoduese, që do t’i shtohet zonës si një tjetër dëshmi e zhvillimit të turizmit gjithëvjetor në qark, një model frymëzimi për të gjithë sipërmarrësit që duan të kontribuojnë në zhvillimin rural, përmes rikthimit te tradita”, tha kryeministri Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›