E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryeministri Rama nderon Florian Markun

Florian Marku, kampioni i Botës në versionin ËBC, kjo pas fitores të së enjtes në “Arenën Kombëtare” me meksikanin Miguel Parra, ndërsa është dhe mbajtësi i brezit në versionin IBF, është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kjo në një ceremoni të veçantë në kryeministri, atje ku është nderuar me titullin “Ylli i Madh” për Mirënjohje Publike, teksa është konsideruar si ambasadori i Shqipërisë në Botë.

Për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, të gjithë shqiptarët janë krenarë për arritjen e Florian Markut. “Duke festuar suksesin, ne promovojmë dikë tjetër që do ta imitojë e ndjekë. Jemi sot këtu për suksesin e vëllait tonë, një histori e jashtëzakonshme nga ato që fantazia nuk e përshkruan dot, por ndonjëherë realiteti e tejkalon. Unë isha aty për ndeshjen e për ata që thonë se “duhet të jetë e stisur”, “hë mo se duhet të ketë shumë fat”… Faleminderit për këtë dhuratë, ti mund ta kishe bërë ndeshjen kudo. Jemi shumë krenar për ty e sa të kemi fuqi qeveria po e po po dhe ne bashkitë do të sigurohemi që ajo shprehja që shqiptari s’ta fal suksesin, të mos jetë e vërtetë. Ne e falim suksesin, e inkurajojmë dhe e brohorasim. Sot jemi shumë krenarë për ty”, tha Veliaj.

Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar të jashtëzakonshëm suksesin e Florian Markut. “Kampioni i boksit Florian Marku është duke ngjitur në majë flamurin tonë, suksesi i tij është kuqezi. Shumëkush nuk e la dot pa përzier gëzimin e fitores së Luiza Gegës me fjalë pa lidhje se qeveria e “degdisi” deri në Kenia për të vrapuar. Duhet të vrapojmë më shpejt dhe të mos humbasim kohë me njerëzit negativë. Suksesi i Florian Markut është kuqezi, por kemi bërë dallimin mes sportistëve. Nderojmë me medaljen “Ylli i Madh për Mirënjohje Publike” Florian Markun “një ambasador” shqiptar. Florian Marku emigroi në Britani, një vend që ka shumë shqiptarë të suksesshëm. Florian Marku dhe Luiza Gega nderojnë godinën e Kryeministrisë me praninë e tyre dhe ne nderohemi që ndajmë momente me shqiptarë të tillë”, tha i pari i qeverisë shqiptare. E duke vazhduar më tej do të deklaronte: “Sot nuk ka me protagonistë të suksesshëm të sportit pa mbështetje nga qeveria dhe ka një sistem shpërblimesh për ta. Luiza Gega nuk u degdis në Afrikë, por u stërvit, pasi shkenca thotë se në lartësinë e Kenias prodhohen në mënyrë natyrale rruazat e kuqe të gjakut. Ish-nënkampioni i botës, peshëngritësi Ilir Suli është pjesë e Forcave të Armatosura, pavarësisht se vijon të riciklohet një video e tij e shumë viteve më parë. Do t’u jepet grada “Kolonel” nga Ministria e Mbrojtjes kampionëve sportivë dhe do të paguhen deri në fund të jetës. I kemi dhënë një shtysë të re mbështetjes për sportin, ndryshe nga ata që para nesh e shihnin si “gropë të hapur” dhe ishin indiferentë”.

E pasi ka marrë “Yllin e Madh” për Mirënjohje Publike, Florian Marku ka deklaruar: “Kam patur shumë opsione gjatë karrierës sime, por nuk e kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar. Shqiptarët nuk më kanë zhgënjyer kurrë, më kanë mbështetur kudo ku jam ndeshur. Çdo sukses kërkon shumë punë dhe sakrifica, jo fat, thirrje të rinjve që të punojnë fort për të realizuar ëndrrat e tyre. Kemi ideuar me Ramën dhe Veliajn që të bëjmë palestra të reja “Marku” për boksin dhe sporte të tjera në të gjithë Shqipërinë”, ka përfunduar Florian Marku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›