E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Rama në Romë, takon homologen italiane, Giorgia Meloni

Romë – Kryeministri Rama, i cili nisi sot vizitën e punës në Romë, Itali, u prit në ceremoni zyrtare nga Kryeministrja e Republikës së Italisë Giorgia Meloni në Pallatin Chigi, me të cilën zhvilloi më pas një takim kokë më kokë, me fokus ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, thellimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe çështjet me interes të përbashkët rajonal dhe evropian.

Vizita e kryeministri Rama në Romë dhe Barcelonë zhvillohet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›