E Martë, 3 Nëntor 2026

Kryeministri Rama nxjerr pamjet nga kantieri i Portit të Ri të Durrësit: Po merr formë plazhi i ri!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Portit të Ri Turistik të Durrësit.

Krahas videos së postuar në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se po merr formë plazhi i ri, ndërsa shton se po kryhet pastrimi i ujit të ndotur.

“Në kantierin e Portit të Ri Turistik të Durrësit, po merr formë një plazh i ri aty ku kishte vetëm rrënoja e mbeturina dhe po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite, për të krijuar një destinacion fantastik për të gjithë, ndër më të bukurit në Mesdhe”, shprehet ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›