E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri Rama publikon fotot/ 996 apartamente në Spitallë, drejt përfundimit

Tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës la një numër të madh qytetarësh në rrugë për shkak të shembjes së banesave.

Shumica prej tyre janë strehuar në banesat e rindërtuara nga qeveria, ndërsa 996 familje të tjera do të srehohen së shpejti në lagjen Spitallë të Durrësit.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pasditen e sotme se aparatamentet janë drejt përfundimit.

“Lagjja “Rilindja” në Spitallë drejt përfundimit me 996 apartamente”, shkruan Rama krahas fotove të pallateve të reja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›