Kryeministri Rama shënon rekord të ri për fjalinë më të gjatë: 114 fjalë
Obsesioni i Kryeministrit për të folur kudo dhe për çdo gjë me qëllim që t’i shpjegojë popullit dhe botës jo vetëm arritjet e tij në qeverisje por edhe vizionin e tij të thellë politiko-socialo-ekonomik Duekt se nuk ka qetësim. Fjalimet e tij janë për ditë e më të shpeshta, më të gjata, por edhe më kakofonike. Në fjalimin e tij të djeshëm, për gjendjen e kompanisë së energjitikës OSSHE ai ka vendosur edhe një rekord për fjalinë më të gjatë, plot 114 fjalë në një fjali të vetm, nga 86 që ishte rekordi i tij i mëparshëm. Duke ju referuar shifrave të kompanisë OSSHE-së Kryeministri Rama ndër të tjera u shpreh:
“Flasin qartë, nga njëra anë, se propaganda e shfrenuar a tyre që e nisën qeverisjen e sektorit dhe të kompanisë me zero lekë borxhe dhe e lanë me një miliardë dollarë e kusur borxhe dhe përpiqen sot e gjithë ditën të provojnë, nuk e di unë çfarë, që kishin të drejtë, duke u përpjekur me insistim ta tregojnë këtë operacion jetik për vendin tonë si një operacion kundër të varfërve, rrëzohet nga faktet dhe shifrat që solli këtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Ministri i Brendshëm, pasi nga 740 e disa individë, të arrestuar në flagrancë në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë për vjedhje të energjisë, janë mbi 500 biznesmenë.”