E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Thaçi uron veteranët e UÇK-së

Në ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar të gjithë ish ushtarët e UÇK-së dhe u ka premtuar se së shpejti do të finalizohet ligji për veteranët e UÇK-së.

“Sot, kur shënohet Dita e Veteranëve të UÇK-së, Kosova është shtet i lirë, i pavarur, sovran dhe ka hyrë me plot suksese në fazën e pas-mbikëqyrjes ndërkombëtare.

Mbrojtja institucionale e të gjitha kategorive shoqërore që kanë kontribuuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovë është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Prandaj në Qeverinë e Republikës së Kosovës është duke u punuar intensivisht që ligji për veteranët e UÇK-së të finalizohet sa më parë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, punon dhe angazhohet çdo ditë në përmbushjen e të gjitha parakushteve, që Kosova sa më parë të bëhet pjesë e të gjitha institucioneve euroatlantike. Urime Dita e Veteranëve të UÇK-së” thuhet në urimin e Thaçit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›