Kryeministri Thaçi vizitë në Tiranë, takime me krerët e shtetit
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të pritet në një takim nga kryeministri në ikje Sali Berisha. Zyra e shtypit e kryeministrit Berisha njofton se pas takimit do të ketë edhe një prononcim për shtyp.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Thaçi do të zhvillojë takime edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, me kryeministrin e ardhshëm Edi Rama, me Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhe me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulëzim Basha.
Temë kryesore e të gjitha takimeve do të jetë thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkëpunimi në kuadër të procesit të integrimit evropian.