Kryeministri anoncon paketen e re te reformave
Punësimi dhe nxitja e zhvillimit ekonomik do të jenë dy prioritet e mandatit të tretë qeverisës. Me një objektiv të tillë u paraqit sot, kreu i ekzekutivit, Sali Berisha në mbledhjen e radhës së grupit kuvendor demokrat.
Në fjalën e tij përpara deputetëve, Kryeministri bëri publike paketën e re të reformave në fushën e bujqësisë.
“Mandati i ardhshëm kërkon që mbi bazën e arritjeve të deri tanishme ti japim përgjigje të shkëlqyer problematikës së qytetarëve. Ky mandat kërkon që Shqipëria të renditet më lart në zhvillimin e saj. Punësimi dhe ekonomia janë dy prioritetet e qeverisë në mandatin e saj të ardhshëm”, vuri në dukje, Berisha.
Por, kryefjalë e kësaj ligjerate ishte pikërisht paketa e re e reformave, e cila do të kosnistojë në nxitjen e zhvillimit dhe rritjen e mëtejshme ekonomike, të bazuara këto në arritjet e deritanishme.
“Reformat janë dhe duhet të jenë gjithmonë prioritet i një qeverie të përgjegjshme. Në rast se ne në një hark kohor relativisht të shkurtër më pak se tetë vjeçar ia dolëm që të Shqipëria të ketë disa nga treguesit më themelor të vendeve të zhvilluara, ja dolëm që treguesit kryesore të lidhura me jetën e qytetarëve të jenë të njëjta me vendet e zhvilluara. Në rast se ne ia dolëm në një hark kohor të shkurtër të dyfishojmë numrin e studentëve, të rrisim me 1/4 ndjekjen e shkollës së mesme nga ato që mbarojnë 9 vjeçare, të rrisim me 90% arsimin parashkollor të vogëlushëve tanë, në rast se ne arritëm të risin rrogat e punonjësve, etj..., këto janë dëshmi e suksesit të reformave qeverisëse, e një suksesi i cili mbrojti Shqipërinë pa rënë në recension”, vlerësoi Berisha.
Paketa e reformave
Heqja e TVSH-së për makineritë bujqësore do shoqërohet me heqjen e TVSH për plehrat kimike. Kjo u bë e ditur nga vetë kreu i PS-së. Sipas tij, sot importi i veglave bujqësore është 20% më i lirë dhe parashikohe që brenda 2 viteve bujqësia shqiptare do të bëhet kompetitive.
“Rama ka sulmuar politikën tonë nga pozita e sistemit të vjetër. Shqipëria dixhitale një nga realizimet më të mëdha për të rinjtë. Heqja e të gjitha llojeve të detyrimeve fiskale për të rinjtë rrit numrin e punësimeve në sektorin privat”, deklaroi Kryeministri.
Gjithashtu, Berisha bëri me dije faktin se së shpejti do të miratohet akti normativ për ndërtimet pa leje.
PD e para në renditje në pollet më të fundit
Kryeministri Berisha nxitoi tu kundërpërgjigjet pretendimeve të PS për kryesim të polleve nga ana e saj.
“PD dhe në pollet më të fundit rezulton forca politike më kryesore, në kuotat në të cilat nuk ka qenë ndonjëherë, sepse shkalla më e lartë e besimit është tek kjo forcë politike. 23 qershori do ta ftillojë prapë skenarin e 2009, prapë Blushi do të fillojë lëvizjen mos i fol shoferit, pastaj do thotë do bëhem asistent i shoferit”, u shpreh Berisha.