E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri bullgar, në Tiranë. Takon Berishën

TIRANE- Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov nisi viziten dy ditore ne Tirane, me ftesë të kryeministrit Berisha.

Ai u prit ne nje ceremoni zyrtare nga kreu i qeverise shqiptare Berisha.

Pas takimit kokë më kokë, do të zhvillohen bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve, të kryesuara nga dy kryeministrat.

Në praninë e kryeministrave, do të bëhet nënshkrimi i tre marrëveshjeve  dhe më pas, do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.

Për nder të Kryeministrit bullgar Boyko Borissov dhe delegacionit që e shoqëron Kryeministri Berisha do të shtrojë një drekë në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Në kuadër të vizitës së Kryeministrit Borissov, në orën 18.00, do të mbahet Forumi Ekonomik Shqipëri-Bullgari, i cili do të përshëndetet nga dy kryeministrat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›