E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri grek “presion” Shqipërisë: Nëse doni t’i afroheni BE-së, lironi menjëherë Fredi Belerin

Kryeministri grek “presion” Shqipërisë: Nëse doni

Kryeministri i Greqisë, Qirjako Miçotaqi ka reaguar për arrestimin e kandidatit opozitar të Himarës, Fredi Beleri, duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

“Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë në Himarë dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek, Fredi Beleri”, tha kryeministri grek Miçotaqi.

“Dua, këtu nga Lesbos, t’i dërgoj një mesazh mikut tim, Shqipërisë. Lëshim sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke, Greqia nuk do të pranojë”, shtoi ai.

“Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, tha kryeministri.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›