E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri grek telefonatë me presidentin turk/ Greqia e gatshme për ndihmë pas tërmetit

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan për t’i shprehur ngushëllimet pas tërmetit shkatërrues.

Mitsotakis i ka shprehur Erdogan gatishmrinë e Greqisë për mbështetje e ndihma.

“Erdogan ka falenderuar Mitysotakis për suportin” ka njoftuar zyra e kryeminstrit grek.

Nga tërmeti i fortë në Turqi e Siri deri më tani janë konfirmuar mbi 2300 humbje jete e mijëra të lënduar.

Dëmet materiale në të dy vendet janë të pallogaritshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›