E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i ri grek Lucas Papademos

Kryeministri i ri grek Lucas Papademos i cili do te drejtoje qeverine kalimtare te vendit thote se vendi i tij ndodhet ne nje udhekryq te rendesishem dhe se nuk do te jete e lehte zgjidhja e problemit te borxhit me te cilin po ndeshet ekonomia greke.

Sot udheheqesit politike greke emeruan zyrtarisht zotin Papademos ish nenpresident i Bankes Qendrore Evropiane si udheheqesin e qeverise se perkoheshme i cili do ta udheheqe vendin deri ne mbajtjen e zgjedhjeve qe ka mundesi te mbahen vitin e ardhshem.

Kryeministri grek Xhorxh Papandreu i dorezoi atij pergjegjesine per zbatimin e masave te rrepta ekonomike te kerkuara nga kreditoret nderkombetare ne shkembim te nje ndihme tjeter per pagimin e borxhit qe ka Greqia. Keto masa jane kundershtuar permes protestash te vazhdueshme nga populli grek.

Zoti Papademos do ta beje betimin si kryeministri i ri i vendit neser. Ai tha se para tij ka nje rruge aspak te lehte per tu pershkruar. Por ai tha se vazhdimi i perdorimit te Euros eshte nje garanci per stabilitetin monetar te vendit.

Ekonomisti grek i shkolluar ne Shtetet e Bashkuara i cili nuk ka kandiduar ndonjehere per post zyrtar shihet gjeresisht si nje personalitet jo partiak. Analistet thone se ai ka lidhje te mira me kryeqytete evropiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›