E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri italian: Optimist pas takimeve me liderët e BE

ROME - Kryeministri i ri i Italisë, Enriko Letta u shpreh optimist pas turit në kryeqytetet Europiane dhe takimet e rëndësishme që pati gjatë këtyre ditëve me kancelaren Merkel, presidentin Hollande dhe krerët e BE-së.

“Kthehem në Romë më optimist sesa para se të nisja turin evropian.” -deklaroi Letta, duke theksuar se “ka një ndërgjegjësim për vlerat e përbashkëta se qytetarët e kontinentit tone duhet ta shikojnë Europën si një mundësi për zgjidhje pozitive dhe jo negative.”

Kryeministri italian deklaroi se kishte një serë idesh të cilat do t’i ndante gjatë samitit të liderëve të BE-së në muajin qershor. Gjatë ditës së sotme, kryeministri Enriko Letta u takua me presidentin e Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso, të cilit i konfirmoi vendosmërinë e Italisë për të respektuar angazhimet e saj sa i përket reduktimit të deficitit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›