E Martë, 10 Nëntor 2026

Kryeministri japonez: Mbështesim Ukrainën dhe sanksionet kundër Rusisë

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba ka deklaruar se Japonia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, si dhe sanksionet e ashpra kundër Rusisë.

Këtë e deklaroi kreu i ri i qeverisë japoneze në fjalimin e tij programor në parlament.

Ishiba nga Partia Liberal-Demokrate në pushtet mori postin e kryeministrit të ri të Japonisë.

Kujtojmë se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka biseduar të enjten me Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, që është vizita e tij e parë jashtë vendit që kur ai u emërua në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës.

“Kreu i ri i NATO-s, Mark Rutte, vizitoi Kievin për herë të parë, menjëherë pas marrjes së kompetencave të Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës. Është e qartë se sa e rëndësishme është zbatimi i plotë i secilës prej marrëveshjeve tona të mbështetjes së mbrojtjes që nevojiten për të t’i jepet fund kësaj lufte (me Rusinë),” tha Zelensky pas bisedës me Rutte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›