E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri libanez, Diab: Libani është në prag të kolapsit

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab tha se vendi i tij është duke kaluar nga një tunel i errët dhe se kjo nuk është e kufizuar vetëm me ndërprerjen e energjisë elektrike por libanezët po ballafaqohen me vështirësi në plotësimin e nevojave të përditshme.

Sipas agjencisë së lajmeve të Libanit, Diab gjatë vizitës së tij në Katar ka qëndruar në ambasadën e vendit të tij në Doha, ku ka dhënë deklarata.

“Libani është në prag të kolapsit”, tha ai duke tërhequr vëmendjen se qeveria e tij ka dhënë dorëheqje që 9 muaj por për themelimin e qeverisë së re ende ka pengesa.

Ai theksoi se vendi po kalon nga një tunel i errët ndërsa errësira në fjalë nuk është e kufizuar vetëm me ndërprerjen e energjisë elektrike por libanezët po ballafaqohen me vështirësi në plotësimin e nevojave të përditshme.

Diab mbërriti të dielën në Katar për një vizitë tre ditore.

Kriza ekonomike në Liban

Ekonomia libaneze, e cila ka një strukturë shumë të brishtë për sa i përket ndarjeve politike të bazuara në fe dhe sekte të ndryshme, po përjeton krizën më të madhe që nga lufta civile e viteve 1975-1990.

Që nga 17 tetori 2019, bankat që përdorin praktika të ashpra kundër daljes së kapitalit kanë pezulluar transferimet ndërkombëtare kanë vendosur kufizime në tërheqjen e valutës së huaj në llogaritë personale të klientëve.

Shpërthimi i madh në Portin e Bejrutit në gusht 2020 rriti problemet ekonomike në Liban dhe shkaktoi një krizë të re qeveritare.

Qeveria e kryeministrit, Hassan Diab më 10 gusht 2020 dha dorëheqje pas reagimeve pas shpërthimit, por në vend nuk mund të formohej qeveri e re për muaj me radhë për shkak të mosmarrëveshjeve midis grupeve politike.

Duke i konsideruar forcat politike dhe udhëheqësit politikë si shkak të krizës ekonomike në vend, populli kërkon formimin e një qeverie të përbërë nga teknokratë, pa parti politike sektare që kanë ndarë pushtetin për shumë vite./AA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›