Kryeministri rus, Putin uron Berishën për emërimin në krye të qeverisë

Tiranë, 22 shtator NOA Kryeministri, Sali Berisha ka marrë një mesazh urimi nga homologu i tij rus Vladimir Putin.
I nderuar zoti Berisha,
Pranoni urimet me rastin e emërimit Tuaj të dytë Kryetar i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.
Jam i bindur, se forcimi i gjithanshëm i marrëdhënieve ruso-shqiptare i përgjigjet interesave rrënjësore të popujve të vendeve tona, garantimit të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan.
Ju uroj suksese të mëtejshme dhe shëndet të mirë thuhej në mesazhin e kryeministri rus Vladimir Putin dërguar sot Berishës.
k.k/NOA