Kryeministrja australiane: Maja ka të drejtë, fundi i botës po vjen (VIDEO)
Australi- Sipas kryeministres australiane, Julia Gillard kultura Maja kishte të drejtë kur parashikoi se apokalipsi është afër.
Në një shfaqje 50 sekondëshe për një radio lokale, Gillard tha se bota do të përfundojë këtë muaj, siç kishte parashkikuar kalendari i lashtë Maja.
Me fytyrën sikur po jepte një konferencë normale shtypi dhe e rrethuar me flamuj kombëtarë të Autralisë, Gillard iu drejtua publikut duke thënë:
“Të dashurit e mi australianë. Fundi i botës po vjen. E nuk lidhet me Y2K dhe as me çmimet e karbonit. Rezulton se kalendari Maja është i vërtetë”,- tha Gillard.
Y2K ishte frika e paralizimit nga kompjuterat në vitin 2000, ndërkohë që taksa e karbonit i referohet një politike të diskutueshme të vënë përpara nga qeveria e saj e punës në vitin 2012.
Ajo hyri në detaje të tmerrshme në lidhje me fundin e botës të tilla si “mish-ngrënie zombi” dhe “kafshët demonike të ferrit”, por pastaj shpërtheu përsëri me premtime.
“Siç e dini, një gjë në lidhje me mua është se unë gjithmonë do të luftoj për ju deri në fund”,- tha ajo. ”Të paktën kjo do të thotë se unë nuk do të duhet të bëjë sërish Q & A”,- tha ajo, duke iu referuar një shfaqjeje televizive australiane, ku politikanët zakonisht duhet të përballet me pyetje të vështira nga publiku.
Një zëdhënës tha se videoja e Gillard, e cila u ngarkua nga radio stacioni Triple J të enjten e që tashmë është parë më shumë se 232.000 herë në YouTube, ishte thjesht një shaka.
“Kjo është vetëm pak shaka”,- tha ai për ‘Reuters’. “Është vetëm një grimcë humori për në fund të vitit. Asgjë tjetër”,-shtoi ai.
Video vjen në vazhdën e një shakaje telefonike në të cilën dy prezantues australianë nga një stacion lokal radioje telefonuan në spitalin që po trajtonte gruan e Princit William, Kate duke u shtirur si Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Çarls, për të bërë pyetje në lidhje me gjendjen e saj.
Dorina Bilbili/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: