Kryeministrja serbe i përgjigjet Escobar: Po kundërshton rezolutën e OKB

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, i është përgjigjur deklaratës së të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se SHBA kundërshton “kategorikisht” kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.
Brnabiç e konsideron Escobar si një tjetër politikan që është kundër rezolutave të Këshillit të Sigurimit.
“Unë shoh se miku im Gabe Escobar është një tjetër politikan që është me vendosmëri kundër rezolutave të vlefshme të Këshillit të Sigurimit. Ai mori rolin e Këshillit të Sigurimit dhe me votën e tij unanime, së bashku me MPJ-në e Gjermanisë dhe ministrin von Kramon, i njohur edhe si raportues i PE-së për Kosovën, e anuluan Rezolutën 1244 të KS”, tha Ana Brnabiç.
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara dhe se SHBA e kundërshton dhe e refuzon në mënyrë kategorike kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë.
/rtsh.al/